Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, ka paralajmëruar për rrezikun që paraqet çdo sulm i mundshëm ndaj impianteve bërthamore, duke iu referuar tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.
Në një deklaratë zyrtare, Grossi theksoi se “sulmi i armatosur ndaj impianteve bërthamore nuk duhet të ndodhë kurrë”, duke shtuar se një veprim i tillë mund të shkaktojë “çlirime radioaktive me pasoja të mëdha, brenda dhe përtej kufijve të shtetit që është sulmuar.”
Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe Izraelit janë përshkallëzuar ndjeshëm, me paralajmërime për sulme të mundshme ndaj infrastrukturës strategjike të të dy vendeve.
Grossi ka kërkuar përmbajtje maksimale nga të gjitha palët e përfshira, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së sigurisë bërthamore globale.
“Përsëri bëj thirrje për përmbajtje maksimale”, përfundoi ai.