Mashtron një të moshuar duke u shtirur si mjek, i merr 20 mijë euro

Mashtron një të moshuar duke u shtirur si mjek, i merr 20 mijë euro

Një grua 83-vjeçare nga Shkupi ka rënë pre e një mashtrimi, duke humbur një shumë prej 20,000 eurosh, pasi një person i panjohur u prezantua si mjek përmes telefonit.

Sipas kallëzimit të paraqitur në SPB Shkup, i dyshuari i kishte thënë të moshuarës se vajza e saj kishte pësuar një aksident, duke i thyer këmbën dhe se kishte nevojë për ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme. Ai i kishte shpjeguar se operacioni ishte i kushtueshëm, pasi përfshinte vendosjen e një shufre ari dhe vida metalike.

Pas komunikimit, viktima i dorëzoi shumën e kërkuar një gruaje në një vend të dakorduar, duke besuar se ndihmonte të bijën në nevojë. Më vonë, ajo e kuptoi se kishte qenë viktimë e një skeme mashtrimi.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se po ndërmerren masa për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë rast.


Shpërndaje lajmin: