Labinot Tahiri dhuron 1000 euro për punëtorin e KEK-ut pas videos prekëse

Labinot Tahiri dhuron 1000 euro për punëtorin e KEK-ut pas videos prekëse

Një video e shpërndarë nga Sindikata e Re e KEK-ut të dielën, që tregon një punëtor duke punuar në kushte të vështira, ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik.

Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, ka reaguar publikisht pas publikimit të kësaj videoje, duke premtuar një ndihmë financiare për punëtorin në fjalë.

Në një postim në Facebook, Labi ka thënë se do t’i dhurojë atij 1000 euro dhe e ka ftuar për një drekë në restorantin e tij.

“I thuani këtij prindi, zotëriut e këtij burri, që nesër le të vijë tek unë që t’ia qes një drekë në restorantin tim dhe t’ia jap 1000 € si shpërblim për këtë punë! Jo që kam shumë, por mu duk si me e pa babën tim ose prindërit e tuaj tuj hjek akoma me punë të rënda!”, shkroi këngëtari.


Shpërndaje lajmin: