Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se janë identifikuar personat e përfshirë në incidentin që ndodhi pranë qarkores së Shkupit, konkretisht në afërsi të hyrjes në zonën industriale të Vizbegut.
Sipas raportit zyrtar, konflikti ka nisur për shkak të një mosmarrëveshjeje në trafik. Ndaj personave të përfshirë tashmë janë ngritur kallëzime përkatëse.