Një burrë 52-vjeçar dhe një grua 77-vjeçare janë gjetur të vdekur në shtëpitë e tyre në dy lagje të ndryshme të Shkupit, Karposh dhe Kisella Vodë.
Sipas informacioneve zyrtare, viktima e parë, një burrë nga Karposhi, u gjet i pajetë dje në mesditë. Vdekjen e konfirmoi një mjek i urgjencës, ndërsa inspektimi u krye nga ekipet përkatëse të ndihmës së shpejtë.
Rreth tetë orë më vonë, një grua 77-vjeçare që jetonte me qira në një shtëpi në Kisella Vodë u gjet gjithashtu e vdekur. Edhe në këtë rast, vdekja u konstatua nga mjekët e urgjencës.
Me urdhër të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dërguar për autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.