Kampionia e Kosovës, Drita, ka mësuar kundërshtarin me të cilin do të përballet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Shorti është hedhur sot (e martë) në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, ku janë përcaktuar çiftet për fazën e parë kualifikuese.
Drita do të përballet me skuadrën luksemburgase FC Differdange 03, ndërsa ndeshjet janë planifikuar të zhvillohen më 8/9 dhe 15/16 korrik 2025.
Takimi i parë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku Drita do të jetë vendase.