Bllokime të përkohshme në autostradat e Kosovës për shkak të garave çiklistike

Bllokime të përkohshme në autostradat e Kosovës për shkak të garave çiklistike

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 20 dhe 21 qershor 2025 do të ketë bllokim të përkohshëm të disa segmenteve rrugore, për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit të Kosovës.

Eventi është pjesë e Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm dhe do të prekë qarkullimin në këto segmente:

  • Më 20 qershor 2025, nga ora 10:00 deri në 14:00, do të mbyllet për qarkullim segmenti i autostradës “Arbër Xhaferi”, nga hyrja/dalja Lipjan deri te hyrja/dalja Bibaj, në drejtimin Prishtinë – Hani i Elezit.
  • Më 21 qershor 2025, nga ora 09:00 deri në 16:00, gara do të zhvillohet përgjatë relacionit:
    Autostrada “Arbër Xhaferi” – Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – Rruga Nacionale N9 deri në Gjergjicë – Autostrada “Ibrahim Rugova” – Malishevë – Duhel dhe kthim.

Policia do të jetë e pranishme në terren gjatë zhvillimit të garave për të garantuar sigurinë dhe rregullsinë e trafikut. Autoritetet u kërkojnë të gjithë drejtuesve të automjeteve të tregojnë mirëkuptim dhe, nëse është e mundur, të përdorin rrugë alternative për të shmangur vonesat.


Shpërndaje lajmin: