Për shkak të një aksidenti në komunikacion, është ndërprerë qarkullimi në autostradën Tetovë–Shkup, në afërsi të fshatit Zhelinë.
Sipas njoftimit të Lidhjes Auto-Moto të Maqedonisë (LAMM), trafiku është ndërprerë që nga ora 14:45. Nuk janë dhënë detaje shtesë për shkallën e aksidentit apo për të lënduarit e mundshëm.
Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes dhe ndjekje të udhëzimeve të policisë në terren, ndërsa nuk është bërë e ditur se kur pritet të rifillojë lëvizja normale e automjeteve në këtë segment rrugor.