Aksident në rrugën Pukë–Shkodër plagosen dy persona (FOTO)

Aksident në rrugën Pukë–Shkodër plagosen dy persona (FOTO)

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në segmentin Pukë–Shkodër, në afërsi të kthesës së Danit, ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin e Pukës. Sipas të dhënave, të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në këtë pjesë të rrugës u bllokua për rreth një orë, deri në përfundimin e veprimeve të nevojshme nga ana e policisë dhe largimin e mjeteve të aksidentuara nga rruga, duke mundësuar më pas rikthimin e lëvizjes normale.


Shpërndaje lajmin: