Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth mesditës në fshatin Mirosalë të Ferizajt, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pas përplasjes së veturës së tij me një shtyllë elektrike.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Cakaj”, ku një veturë e tipit Golf, me targa vendore, doli nga rruga dhe u përplas me shtyllën. Në vendin e ngjarjes u gjet drejtuesi i mjetit pa shenja jete. Menjëherë u alarmuan njësitë emergjente, zjarrfikësit dhe policia rrugore.
Për shkak të dëmtimeve në infrastrukturën elektrike dhe rrëzimit të telave, në vendngjarje është thirrur edhe kompania për shpërndarje të energjisë. Rreth orës 12:37, mjekët e emergjencës konfirmuan vdekjen e viktimës, i cili është identifikuar si një 65-vjeçar nga Ferizaj.
Hetimet rreth rrethanave të aksidentit janë në zhvillim.