Dy persona arrestohen pas një përleshjeje në Tetovë, përdoret edhe mjet i fortë

Dy persona arrestohen pas një përleshjeje në Tetovë, përdoret edhe mjet i fortë

Dy persona janë arrestuar në Tetovë pas një përleshjeje fizike që ndodhi më 15 qershor 2025, rreth orës 19:10.

Sipas njoftimit të MPB-së, zyrtarët e SPB Tetovë ndaluan shtetasit N.K. dhe N.K. (39), të cilët kishin prishur rendin dhe qetësinë publike duke u përfshirë në konflikt fizik. Gjatë përleshjes, njëri prej tyre kishte përdorur një mjet të fortë prej xhami.

Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.


Shpërndaje lajmin: