Plagosi 29-vjeçarin pas sherrit për parkim, arrestohet Franci Canaj

Plagosi 29-vjeçarin pas sherrit për parkim, arrestohet Franci Canaj

Franci Canaj, 32 vjeç, është vënë në pranga pasi qëlloi me armë zjarri një 29-vjeçar pas një konflikti për vend parkimi.

Sipas njoftimit zyrtar, arrestimi u bë në bazë të vendimit të Gjykatës së Tiranës, ndërsa ndaj tij rëndojnë akuzat për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Ngjarja ndodhi më 9 prill 2025, kur Canaj dyshohet se plagosi në këmbë shtetasin G. H., pas një sherri për motive të dobëta.


Shpërndaje lajmin: