Osmani në vizitë zyrtare në Hungari, zbulohet agjenda

Osmani në vizitë zyrtare në Hungari, zbulohet agjenda

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar në Hungari me ftesë të presidentit Tamas Sulyok, për një vizitë zyrtare që do të nisë me ceremoni shtetërore dhe nderime ushtarake në sheshin Kossuth Lajos në Budapest.

Gjatë vizitës, Osmani do të takohet me kryeparlamentarin hungarez, Laszlo Kover, si dhe me përfaqësues të odave ekonomike në vend.

Ajo do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin Eötvös Loránd, ku do të flasë për të ardhmen evropiane të Kosovës, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik.


Shpërndaje lajmin: