Përplasjet në Kuvend për zjarrin në Elbasan, PD akuzon për fshehje provash

Përplasjet në Kuvend për zjarrin në Elbasan, PD akuzon për fshehje provash

Seanca e fundit e Kuvendit për këtë legjislaturë u shoqërua me debate mes PD-së dhe PS-së për zjarrin në fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit.

Deputetja demokrate Zheni Gjergji ngriti shqetësimin për gjendjen mjedisore pas zjarrit, ndërsa kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali i ndërpreu fjalën, duke kërkuar respektimin e procedurës.

Jorida Tabaku kërkoi debat parlamentar për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, duke theksuar se asnjëri prej tyre nuk funksionon, ndërsa janë shpenzuar 430 milionë euro. “Kuvendi duhet të mbajë përgjegjësi për fondet e shpenzuara”, tha ajo.

Deputeti Qani Xhafa e cilësoi zjarrin si të qëllimshëm, një ditë pas thirrjes së 21 personave nga prokuroria, duke aluduar për tentativë për zhdukje provash. Ai kërkoi mbylljen e fushës dhe zgjidhje alternative për menaxhimin e mbetjeve.

Shpërndaje lajmin: