Zelensky zyrtarizon hapjen e tribunalit për krimet e agresionit rus

Zelensky zyrtarizon hapjen e tribunalit për krimet e agresionit rus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nënshkruar dokumentet për krijimin e një gjykate speciale që do të trajtojë krimet e agresionit rus kundër Ukrainës.

Kjo gjykatë do të fokusohet tek udhëheqësit e lartë politikë dhe ushtarakë rusë, përgjegjës për planifikimin dhe ekzekutimin e luftës ndaj Ukrainës.

“Rusia duhet ta ndiejë tashmë këtë vit se përgjegjësia për krimin e agresionit është e pashmangshme dhe se procesi ligjor ndërkombëtar për ta sjellë atë para drejtësisë ka nisur vërtet”, deklaroi Zelensky, raporton Sky News.

Ai theksoi se vendimi është një hap konkret drejt vendosjes së drejtësisë dhe mbajtjes përgjegjës të autorëve të agresionit.

Shpërndaje lajmin: