Presidentja Osmani nis takimet me liderët politikë, pritet Kurti

Presidentja Osmani nis takimet me liderët politikë, pritet Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur sot takimet me liderët politikë në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e ngërçit institucional që ka përfshirë Kuvendin.

Takimin e parë e zhvilloi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të cilin e priti në zyrën e saj në Presidencë.

Këto lëvizje vijnë pas më shumë se 40 tentativave të dështuara për konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, ku deputetët e betuar ende nuk kanë arritur të formojnë strukturat e reja parlamentare.

Ndërkohë, seanca e radhës është planifikuar për nesër në orën 11:00.

Shpërndaje lajmin: