Policia ndalon një 38-vjeçar në Kumanovë për dyshim vjedhjeje

Policia ndalon një 38-vjeçar në Kumanovë për dyshim vjedhjeje

Një person është ndaluar nga policia në Kumanovë, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në një dyqan të telefonave celularë.

Ngjarja ka ndodhur më 26 qershor 2025, rreth orës 15:00. Oficerët e SPB Kumanovë ndaluan shtetasin M.F., 38 vjeç, me dyshimin se kishte marrë pajisje elektronike pa lejen e pronarit.

Policia ka arritur të gjejë dhe sekuestruar sendet e vjedhura, të cilat janë kthyer te pronari. M.F. ndodhet në stacionin policor dhe pritet që ndaj tij të ngrihen kallëzimet përkatëse pas dokumentimit të rastit, thonë nga MPB.

Shpërndaje lajmin: