Një automjet i tipit Volkswagen Golf ka marrë flakë më 3 korrik 2025 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë. Rasti është raportuar në SPB Tetovë nga pronari i mjetit, S.S. (56), banor i Tetovës.
Sipas autoriteteve, nuk ka persona të lënduar si pasojë e incidentit. Zjarri është lokalizuar dhe shuar me sukses nga Njësiti Territorial për Mbrojtje kundër Zjarreve në Tetovë, ndërsa ekipi hetimor i policisë ka kryer inspektimin në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e mundshme.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar.