Një person 36-vjeç nga Ilindeni, rrethina e Shkupit, ka ndërruar jetë më 3 korrik 2025 në një institucion shëndetësor privat në fshatin Kadino.
Ngjarja është raportuar në SPB Shkup në orën 20:52. Sipas mjekut kujdestar, vdekja është konstatuar pa gjurmë të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi në mënyrë që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.
Hetimet janë duke vazhduar.