Unikkatil ndan kujtimin prekës për vëllain e ndjerë

Unikkatil ndan kujtimin prekës për vëllain e ndjerë

Reperi i njohur shqiptar, Viktor Palokaj – i njohur për publikun si Unikkatil – ka ndarë një moment të rrallë dhe emocional me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një fotografi të vjetër nga fëmijëria, ku shihet përkrah vëllait të tij të ndjerë, Mentor Palokaj. Postimi është shoqëruar me një mesazh të shkurtër dhe të ndjerë:
“Do plagë nuk shërohen kurrë.”

Humbja e vëllait në muajin mars ka lënë një boshllëk të thellë në jetën e artistit, dhe ky kujtim duket se vjen si një shprehje e dhimbjes që nuk venitet me kohën.

Një ndjesi që shumë ndjekës të reperit e kanë ndarë përmes komenteve të tyre mbështetëse.

Shpërndaje lajmin: