Trup i pajetë gjendet në liqenin e Pogradecit, policia heton rrethanat

Trup i pajetë gjendet në liqenin e Pogradecit, policia heton rrethanat

Një person i moshuar është gjetur pa shenja jete në ujërat e liqenit të Pogradecit, paraditen e së dielës.

Sipas autoriteteve, trupi është pikasur pranë bregut nga pushues të pranishëm në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit gjatë sezonit veror. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilat po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare nëse bëhet fjalë për mbytje aksidentale apo një vdekje të ndodhur për arsye shëndetësore. Hetimet janë në vijim dhe dëshmitarët po merren në pyetje.

Shpërndaje lajmin: