Trump pritet të shfuqizojë sanksionet ndaj Sirisë

Trump pritet të shfuqizojë sanksionet ndaj Sirisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të shfuqizojë zyrtarisht të hënën sanksionet amerikane ndaj Sirisë, në kuadër të një përpjekjeje për ta rikthyer vendin e goditur nga lufta në ekonominë globale.

Dekreti që pritet të nënshkruhet gjatë ditës do të përfundojë “gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare” të shpallur në vitin 2004, që kishte sjellë masa të gjera ndëshkuese ndaj regjimit sirian.

“Ky është një hap për të nxitur dhe mbështetur rrugën e vendit drejt stabilitetit dhe paqes,” deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, Siria mbetet e listuar nga SHBA si një shtet sponsor i terrorizmit — një kategorizim që nuk hiqet automatikisht dhe që ende pengon investimet ndërkombëtare.

Ndërkohë, edhe Bashkimi Evropian ka hequr thuajse të gjitha sanksionet ndaj Sirisë.

Shpërndaje lajmin: