Ka përfunduar një bisedë telefonike njëorëshe mes ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, gjatë së cilës është diskutuar situata në Ukrainë.
Trump ka kërkuar që lufta të ndalet sa më parë, ndërsa Putin ka theksuar se Rusia do të vazhdojë të këmbëngulë për zgjidhjen e “shkaqeve rrënjësore” të konfliktit – term që Moska e përdor për të përshkruar kundërshtimin ndaj zgjerimit të NATO-s dhe mbështetjes perëndimore për Ukrainën.
Sipas një zyrtari të lartë rus, tema e pezullimit të fundit të disa dërgesave të armëve nga SHBA për Ukrainën nuk është përmendur në këtë bisedë. Po ashtu, nuk është diskutuar as ndonjë takim i mundshëm ballë për ballë midis dy liderëve.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se shpreson të bisedojë me Trumpin sa më shpejt që të jetë e mundur, pas vendimit të SHBA-së për të pezulluar përkohësisht disa ndihma ushtarake.
Rusia ka theksuar se është e hapur për bisedime me Shtetet e Bashkuara, por çdo negociatë paqeje duhet të ndodhë vetëm ndërmjet Moskës dhe Kievit.
Burime diplomatike kanë sinjalizuar se Rusia po përpiqet të shmangë përfshirjen e aktorëve të tretë në bisedimet për paqen, duke kërkuar edhe largimin e diplomatëve amerikanë nga një takim në Stamboll në fillim të qershorit.