Qarkullimi në rrugët kryesore të Maqedonisë së Veriut po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë pengesë të dukshme. Kushtet klimatike janë të favorshme, me rrugë të thata dhe shikueshmëri të mirë.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nuk janë raportuar vonesa në hyrje apo dalje nga vendi.
Drejtuesve të automjeteve u rekomandohet të respektojnë shpejtësinë e lejuar dhe sinjalistikën rrugore, veçanërisht në segmentet malore si: Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Delçevë, ku ekziston rreziku i rrëshqitjes së dheut.