Zyrtarja policore sulmohet gjatë detyrës në Ferizaj, autori arratiset

Zyrtarja policore sulmohet gjatë detyrës në Ferizaj, autori arratiset

Një zyrtare policore në Ferizaj është sulmuar fizikisht të premten pasdite, teksa ishte në kryerje të detyrës së saj zyrtare. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Hani i Elezit, më 4 korrik 2025, rreth orës 16:40.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një shtetas kosovar, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes pas aktit të dhunës.

“Viktima femër kosovare, zyrtare policore, derisa ishte në kryerje të detyrës, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka arritur të arratiset. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente, ndërsa autoritetet janë në kërkim të personit të dyshuar.

Shpërndaje lajmin: