Një incident i rëndë është raportuar në Tetovë, ku një i mitur është sulmuar fizikisht nga tre bashkëmoshatarë dhe një person i rritur.
Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme, ngjarja është denoncuar më 6 korrik 2025, rreth orës 02:35, në Stacionin Policor të Tetovës, nga një 46-vjeçar së bashku me djalin e tij të mitur. Ata kanë deklaruar se rreth orës 00:00, në rrugën “Ljubotenska” të qytetit, i mituri është sulmuar fillimisht nga tre të mitur dhe më pas edhe nga S.V., babai i njërit prej tyre.
Autoritetet kanë nisur procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.