Sezoni i tretë dhe i fundit i serialit të famshëm “Squid Game” ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm që në ditët e para të publikimit, duke vendosur një rekord të ri për Netflix si lansimi më i madh televiziv ndonjëherë.
Vetëm brenda tri ditëve të para, sezoni final ka arritur mbi 6.1 milionë shikime dhe ka gjeneruar 368.4 milionë orë shikimi, duke e kaluar çdo projekt tjetër televiziv në platformë deri më tani.
Për krahasim, sezoni i dytë kishte arritur 68 milionë shikime brenda katër ditëve në dhjetor të vitit të kaluar.
Edhe pse ky sezon është paralajmëruar si i fundit, mediat ndërkombëtare raportojnë se regjisori i njohur David Fincher po punon për një version në gjuhën angleze të “Squid Game”. Ai njihet për bashkëpunimet me Netflix, përfshirë serialin e suksesshëm “House of Cards”.
Megjithatë, krijuesi i serialit, Hwang Dong-hyuk, ka deklaruar se ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për një version në anglisht.