Dy turiste humbin jetën në Zambia pasi u sulmuan nga një elefant gjatë safarit

Dy turiste humbin jetën në Zambia pasi u sulmuan nga një elefant gjatë safarit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Parkun Kombëtar Luangwa Jugor në Zambinë lindore, ku dy gra turiste, njëra nga Britania e Madhe dhe tjetra nga Zelanda e Re, humbën jetën pasi u sulmuan nga një elefant femër.

Sipas autoriteteve vendase, viktimat, të moshës 68 dhe 67 vjeç, ishin pjesë e një safari kur një elefant femër me këlyshin e saj u afrua me agresivitet ndaj grupit. Udhëzuesit e safarit tentuan të ndalonin kafshën, madje ajo u plagos nga të shtënat, por nuk u arrit të parandalohej sulmi tragjik ndaj dy grave.

Gratë u goditën për vdekje në vend, para syve të pjesës tjetër të grupit. Policia në Zambia konfirmoi se incidenti ndodhi si pasojë e një reagimi instinktiv të kafshës ndaj perceptimit të një kërcënimi për të voglin e saj.

Elefantët femra njihen për sjellje tepër mbrojtëse ndaj këlyshëve, sidomos kur ndihen të rrezikuar nga prania e njerëzve.

Shpërndaje lajmin: