Rusia njeh zyrtarisht qeverinë e talebanëve në Afganistan

Rusia njeh zyrtarisht qeverinë e talebanëve në Afganistan

Rusia është bërë vendi i parë në botë që njeh zyrtarisht qeverinë e udhëhequr nga talebanët në Afganistan, pas pranimit të kredencialeve të ambasadorit të ri afgan në Moskë.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme e Rusisë theksoi se njohja e qeverisë së “Emiratit Islamik të Afganistanit” synon të forcojë bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.

Vendimi është konfirmuar gjithashtu nga Ministria e Jashtme e Afganistanit, e cila bëri të ditur se ambasadori rus në Kabul, Dmitry Zhirnov, është takuar me ministrin taleban të jashtëm, Amir Khan Muttaqi, për t’i përcjellë këtë zhvillim.

Ambasadori Zhirnov e cilësoi njohjen si një “hap historik” që do të thellojë marrëdhëniet midis dy vendeve.

Ky veprim i Moskës vjen në një kohë kur shumica e vendeve perëndimore vazhdojnë të refuzojnë njohjen formale të regjimit taleban, për shkak të shqetësimeve mbi të drejtat e njeriut dhe qeverisjen në Afganistan.

Shpërndaje lajmin: