Zyrtare: Ronaldo rinovon me Al Nassr deri në vitin 2027

Zyrtare: Ronaldo rinovon me Al Nassr deri në vitin 2027

Cristiano Ronaldo ka nënshkruar kontratë të re me klubin arab Al Nassr, duke zgjatur qëndrimin e tij deri në qershor të vitit 2027.

Portugezi, i cili iu bashkua Al Nassr në dhjetor të vitit 2022, ka vendosur të vazhdojë të jetë pjesë kyçe e projektit të klubit dhe zhvillimit të kampionatit saudit.

Pas nënshkrimit të kontratës, Ronaldo është shprehur:
“Një kapitull i ri po fillon. I njëjti pasion, e njëjta ëndërr. Le ta shkruajmë historinë bashkë.”

Me këtë kontratë të re, ai do të vazhdojë të jetë një nga lojtarët më të paguar në historinë e futbollit, me një pagesë që sipas burimeve të mëhershme mund të arrijë deri në 200 milionë euro për sezon.

Ronaldo pritet të udhëheqë Al Nassr edhe në garat ndërkombëtare, si pjesë e synimeve të mëdha të Ligës Profesionale Saudite për ta ngritur nivelin global të futbollit në vend.

Shpërndaje lajmin: