Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas përfundimit të Samitit të mbajtur në Shkup, ka vizituar “Çarshinë e Vjetër” të këtij qyteti.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë disa fotografi ku shihet duke përshëndetur qytetarët dhe duke pushuar në një prej lokaleve të çarshisë.
“Te Çarshia e Vjetër e Shkupit”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografive të publikuara.