Raketë nga Jemeni drejt Izraelit, ushtria e neutralizon

Raketë nga Jemeni drejt Izraelit, ushtria e neutralizon

Një raketë e lëshuar nga Jemeni është interceptuar dhe neutralizuar nga ushtria izraelite mbrëmjen e sotme, pasi në Jerusalemin qendror dhe në disa zona të tjera të vendit u dëgjuan sirenat e alarmit për sulm ajror.

Ushtria izraelite konfirmoi përmes një deklarate të shkurtër se raketa u asgjësua me sukses para se të shkaktonte dëme apo viktima.

Rebelët Huthi, që kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, kanë qëlluar vazhdimisht dhjetëra raketa dhe dronë drejt Izraelit që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës. Pothuajse të gjitha këto janë neutralizuar nga sistemet mbrojtëse të Izraelit.

Megjithatë, më 4 maj, një raketë arriti të bjerë pranë Aeroportit Ndërkombëtar Ben Gurion në Tel Aviv, duke rritur shqetësimet për sigurinë ajrore.

Si kundërpërgjigje, Izraeli ka kryer sulme ajrore ndaj objektivave të rebelëve Huthi në Jemen, përfshirë porte dhe aeroportin e kryeqytetit Sanaa, me qëllim dobësimin e kapaciteteve të tyre ushtarake.

Rreziku nga sulme të tilla mbetet ende i pranishëm, ndërsa situata në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë shumë e tensionuar.

Shpërndaje lajmin: