Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy personave të dyshuar.
Të dyshuarit kërkohen për përfshirje në veprën penale “Sulm” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“Njësiti i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave që mund të ndihmojnë në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në veprën Sulm dhe Asgjësim apo dëmtim i pasurisë,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.
Policia apelon:
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com.”