Përleshje fizike në veri të Mitrovicës, një i lënduar

Përleshje fizike në veri të Mitrovicës, një i lënduar

Një përleshje fizike është raportuar sot në veri të Mitrovicës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se dy persona janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor në lidhje me këtë incident.

I lënduari është duke marrë trajtim mjekësor për plagët e pësuara. Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e të përfshirëve apo motivin e incidentit.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje lajmin: