Osmani takime me partitë e vogla: Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit

Osmani takime me partitë e vogla: Kuvendi duhet të konstituohet brenda afatit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot takime konsultative me përfaqësues të disa partive të vogla parlamentare, në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e bllokadës institucionale që po pengon konstituimin e Kuvendit.

Në këto takime, të mbajtura pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për rastin KO124/25, Osmani u ka kërkuar partive Guxo, Alternativa, ZSP, KDTP, IRDK, SDS, JGS, PREBK, NDS dhe koalicionit VAKAT të kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhjeje brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

“Zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është një opsion, por një obligim”, theksoi Osmani, duke paralajmëruar se mungesa e Kuvendit po krijon vakuum institucional, dëmton funksionimin e shtetit dhe erozon demokracinë.

Presidentja, në rolin e saj si garantuese e rendit kushtetues dhe unitetit të popullit, do të vijojë me takimet edhe me subjektet e tjera politike në ditët në vijim, me qëllim gjetjen e një rruge për kapërcimin e krizës aktuale.

Shpërndaje lajmin: