Gjykata e Koçanit transferon në Shkup lëndën penale për zjarrin tragjik në kabarenë “Puls”

Gjykata e Koçanit transferon në Shkup lëndën penale për zjarrin tragjik në kabarenë “Puls”

Gjykata e Koçanit e dorëzoi në Penalen e Shkupit lëndën për zjarrin në kabarenë “Puls”.
Një hap i tillë vjen pasi Gjykata Supreme vendosi që të caktojë Gjykatën Penale të Shkupit si kompetente për aktakuzën për tragjedinë, në të cilën humbën jetën 62 persona, ndërsa mbi 200 të tjerë u lënduan.

Vendimi u mor pas konstatimit të Supremes se gjykatat në Shtip dhe Strumicë nuk kanë numër të mjaftueshëm të gjykatësve në fushën penale.

Ndërkohë nga Gjykata Penale thonë se pas pranimit, në përputhje me sistemin AKMIS, lënda do të dorëzohet në Këshillin për vlerësimin e aktakuzës. Më pas, do t’iu dorëzohet të akuzuarve, me ç’rast do të fillojë rrjedhja e afatit ligjor për ankesa.

Për zjarrin në kabarenë “Puls”, akuzohen 34 persona fizikë dhe tre juridikë.
Të gjithë ngarkohen për veprën penale “vepra të rënda ndaj sigurisë së përgjithshme”, përveç njërit që akuzohet për ryshfet në përgatitjen e licencave të rreme me qëllim që objekti të funksionojë si kabare.

Shpërndaje lajmin: