Dështimi i 39-të: Kuvendi ende nuk po konstituohet

Dështimi i 39-të: Kuvendi ende nuk po konstituohet

Për herë të 39-të me radhë ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje rreth formimit të komisionit për votimin e fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri sërish thirrje partive që ende nuk kanë propozuar emrat për komisionin – përkatësisht PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – që ta bëjnë këtë, por as në këtë seancë nuk pati propozime.

Nga 95 deputetë të pranishëm në sallë, 53 votuan për, ndërsa nuk pati vota kundër apo abstenime. Mungesa e konsensusit për emrat e komisionit vazhdon të jetë arsyeja kryesore e bllokadës institucionale.

Seanca konstituive është shtyrë për datën 1 korrik, në orën 11:00.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që legjislatura e nëntë duhet të konstituohet brenda një afati njëmujor nga vendimi, konkretisht deri më 26 korrik. Megjithatë, mungesa e pajtueshmërisë për kandidaturën e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mënyrën e votimit (të hapur apo të fshehtë), vazhdon ta mbajë Kuvendin në një gjendje të paralizuar.

Shpërndaje lajmin: