Djalë i ri lëndohet rëndë pas përplasjes me trotinet në Labinishtë

Djalë i ri lëndohet rëndë pas përplasjes me trotinet në Labinishtë

Një i mitur ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku të ndodhur më 3 korrik 2025 në fshatin Labinishtë, rrethina e Strugës.

Sipas njoftimit nga Stacioni Policor i Strugës, aksidenti ndodhi rreth orës 18:30 dhe përfshiu një motoçikletë të tipit “Aprilia” pa targa, e drejtuar nga një i mitur, dhe një trotinet elektrik, gjithashtu i drejtuar nga një i mitur – të dy nga i njëjti fshat.

I mituri që drejtonte trotinetin pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konstatuan në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër.

Në vendngjarje intervenuan prokurori publik dhe ekipi hetimor nga NJPB Strugë, të cilët kryen inspektimin për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

Shpërndaje lajmin: