Granit Xhaka nuk do të bëhet pjesë e skuadrës italiane Milan, pavarësisht spekulimeve të fundit që e lidhnin mesfushorin me një kalim të mundshëm nga Bayer Leverkusen te gjiganti italian.
Kalimi i mundshëm ka dështuar dhe lojtari kosovar me pasaportë zvicerane nuk do të transferohet te kuqezinjtë.
Detajet që çuan në mosrealizimin e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura, por tashmë është e sigurt se Xhaka do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës kampione të Gjermanisë, Leverkusen.