Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 1706 gjoba në trafikun rrugor.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar disa aksidente, përfshirë një me pasoja fatale, 19 aksidente me persona të lënduar dhe 28 të tjera me dëme materiale.
Po ashtu, sipas policisë janë arrestuar 14 persona, ndërsa 7 të tjerë janë dërguar në mbajtje. Një person është dërguar për vuajtje të dënimit.