Gazetari shqiptar zbulon: Gjesti paguhet me shifra pesëshifrore në koncerte

Gazetari shqiptar zbulon: Gjesti paguhet me shifra pesëshifrore në koncerte

Pas fitores në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania, Gjesti po shijon një sukses të jashtëzakonshëm në karrierën e tij artistike. Ai është duke mbajtur koncerte të njëpasnjëshme, jo vetëm në Shqipëri dhe Kosovë, por edhe jashtë vendit.

Sipas gazetarit Redjon Shtylla, që foli gjatë emisionit “Weekend”, pagesat që Gjesti merr për një koncert janë mjaft të larta.

“Me sa e di unë, shifra që paguhet kap shifrën pesëshifrore”, u shpreh Shtylla, duke nënkuptuar se artisti mund të fitojë mbi 10,000 euro për performancë.

Këngëtari i njohur po vazhdon të fitojë popullaritet dhe kërkesa për prezencën e tij në skenë është në rritje të vazhdueshme.

Shpërndaje lajmin: