Gallatasaraj organizon kamp futbolli për herë të parë në Kosovë

Gallatasaraj organizon kamp futbolli për herë të parë në Kosovë

Për herë të parë në Kosovë, klubi i njohur turk i futbollit Gallatasaraj do të organizojë një kamp futbolli për të rinjtë kosovarë, në bashkëpunim me shkollën e futbollit “Besëlidhja”.

Kampi do të zhvillohet nga 1 deri më 5 korrik në Hajvali, në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Ky kamp do të jetë nën mbikëqyrjen e stafit profesional të Gallatasarajit, në bashkëpunim të ngushtë me trajnerët vendorë, duke ofruar kështu një mundësi unike për të rinjtë e apasionuar pas futbollit që të stërviten sipas standardeve të një klubi elitar evropian.

Organizatorët synojnë që përmes këtij bashkëpunimi të rrisin cilësinë e trajtimit teknik dhe taktik të lojtarëve të rinj, si dhe të forcojnë lidhjet ndërmjet futbollit kosovar dhe atij turk.

Shpërndaje lajmin: