Kapet duke ecur me 115 km/h në zonë 50 km/h – Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj

Kapet duke ecur me 115 km/h në zonë 50 km/h – Policia e dënon 41-vjeçarin në Ferizaj

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer 41-vjeçar në Ferizaj, i cili u kap duke drejtuar automjetin me 115 kilometra në orë në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:05 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez të Ferizajt. Sipas njoftimit të Njësisë së Trafikut Rrugor, automjeti i tipit Audi me targa vendore u evidentua me radar si i tejkalues i ndjeshëm i shpejtësisë së lejuar.

Shoferi, i identifikuar me inicialet F.B. (41 vjeç), është ndëshkuar me:

  • Gjobë prej 300 euro
  • 3 pikë negative në patentë
  • Ndalesë për drejtimin e automjetit për 3 muaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se kontrollet në rrugë do të vazhdojnë me intensitet të lartë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

“Apelojmë tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit rrugor,” thuhet në deklaratën zyrtare të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje lajmin: