Familjet e viktimave nga zjarri në Koçan kërkojnë ndihmë nga shteti dhe transparencë në gjykatë

Familjet e viktimave nga zjarri në Koçan kërkojnë ndihmë nga shteti dhe transparencë në gjykatë

Shoqata “16 Mars 2025 – Koçani”, e formuar nga familjet e viktimave të zjarrit tragjik në klubin “Puls”, i ka dërguar një letër autoriteteve shtetërore dhe gjyqësore, duke paraqitur disa kërkesa kyçe për drejtësi dhe mbështetje institucionale.

Në letrën drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, kryeparlamentarit Afrim Gashi dhe presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, familjarët kërkojnë ndihmë financiare për përballimin e procesit gjyqësor si dhe mbështetje të plotë ligjore dhe institucionale.

Ata po ashtu kërkojnë që seancat gjyqësore të incizohen plotësisht me video dhe audio, për të garantuar transparencën e procesit dhe besimin e publikut.

Përmes kësaj letre, Shoqata bëri të ditur edhe organizimin e “Marshit të Dymbëdhjetë për Engjëjt”, që do të mbahet të shtunën, më 5 korrik, në orën 18:05, si reagim ndaj vonesave të gjata në procesin gjyqësor dhe mungesës së reagimit efektiv të institucioneve.

Shpërndaje lajmin: