Zbulohen pistat e para që çuan në vdekjen tragjike të Jotës dhe vëllait të tij

Zbulohen pistat e para që çuan në vdekjen tragjike të Jotës dhe vëllait të tij

Autoritetet spanjolle po hetojnë shkaqet e aksidentit tragjik që i mori jetën sulmuesit të Liverpoolit, Diogo Jota, dhe vëllait të tij, Andre. Dy vëllezërit ndodheshin në një Lamborghini që doli nga rruga në provincën e Zamoras, teksa ishin duke udhëtuar nga Portugalia drejt Santanderit.

Sipas burimeve të “The Athletic”, hetuesit dyshojnë se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga disa faktorë të kombinuar. Një nga pistat kryesore është gjendja e rënduar e autostradës A-52, ku janë raportuar gropa të mëdha dhe dëmtime të theksuara në asfalt.

Në disa pjesë të rrugës, karrexhata është aq e dëmtuar sa edhe autoambulancat shmangin korsinë normale dhe përdorin vetëm korsinë e shpejtë, për të garantuar një udhëtim më të sigurt.

Zyrtari lokal Angel Blanco deklaroi:
“Makina u përmbys dhe u përfshi nga flakët. Përfundimi ishte tragjik: dy të rinj humbën jetën. Duhet një hetim i thelluar.”

Kryetari i bashkisë së Puebla de Sanabria, Jose Fernandez Blanco, u shpreh:
“Për një qytet të vogël si yni, kjo është një tronditje e madhe. Zemërimi dhe dhimbja janë të thella. Jota ishte në kulmin e jetës dhe karrierës.”

Ekspertiza rrugore dhe analizat teknike do të përcaktojnë në ditët në vijim se çfarë çoi në aksidentin fatal që tronditi botën e futbollit.

Shpërndaje lajmin: