Policia e Prishtinës ka arrestuar një shtetas të Republikës së Kosovës, i cili dyshohet për përfshirje në një rast të tentim vrasjes që kishte ndodhur më 27 qershor 2025, në rrugën “Isa Kastrati”, në kryeqytet.
I dyshuari, me inicialet Z.K., është lokalizuar dhe ndaluar nga njësiti i hetimeve të përgjithshme. Gjatë kontrollit, atij iu sekuestrua edhe një armë zjarri, për të cilën nuk posedonte leje.
Ndaj tij, përveç hetimeve për tentim vrasje, është iniciuar edhe një rast për armëmbajtje pa leje. Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Policia vazhdon angazhimin e saj për ruajtjen e rendit dhe kapjen e personave të kërkuar për vepra penale.