Arrestohet një 33-vjeçar në Shkup, i kapur me substancë të dyshuar

Arrestohet një 33-vjeçar në Shkup, i kapur me substancë të dyshuar

Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen Ilinden të Shkupit, pas dyshimeve për posedim të një substance të dyshuar narkotike.

Sipas të dhënave nga autoritetet policore, rreth orës 01:10, patrullat e Stacionit Policor të Shkupit kanë ndaluar një 33-vjeçar me inicialet I.I., banues në Shkup, te i cili është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhur.

Lënda është konfiskuar për analizë, ndërsa personi është privuar nga liria. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përpilohet një raport penal përkatës.

Shpërndaje lajmin: