Arrestohet një 29-vjeçar në Han të Elezit me urdhër gjykate

Arrestohet një 29-vjeçar në Han të Elezit me urdhër gjykate

Policia ka arrestuar sot një 29-vjeçar në Han të Elezit, gjatë një kontrolli rutinë rreth orës 12:00.

Gjatë verifikimit të të dhënave të tij, u konstatua se ndaj personit S. R. ishte lëshuar një urdhëresë nga Gjykata Themelore e Ferizajt, në lidhje me një vepër penale të mëparshme.

Pas arrestimit, ai u shoqërua në gjykatë dhe, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, u dërgua në vuajtje të dënimit për veprën penale “Vjedhje e pyllit”.

Policia apelon që qytetarët me urdhëresa të hapura nga gjykatat të përmbushin obligimet ligjore për të shmangur masa më të rënda si burgimi.

Shpërndaje lajmin: