Një shtetas i Azerbajxhanit është arrestuar nga Policia Kufitare në pikën kufitare të Merdarit, pasi tentoi t’i ofronte 20 euro ryshfet një zyrtari policor për të kaluar ilegalisht kufirin.
Ngjarja ka ndodhur gjatë kontrollit të rregullt kufitar, kur i dyshuari është përpjekur ta korruptojë policin me qëllim të kalimit të paligjshëm.
Sipas njoftimit zyrtar, pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.