Kapet në Shqipëri 23-vjeçari i kërkuar për trafik droge në Itali

Kapet në Shqipëri 23-vjeçari i kërkuar për trafik droge në Itali

Një 23-vjeçar është arrestuar në Vaun e Dejës pas një operacioni të koordinuar nga Policia e Shtetit dhe autoritetet italiane.

I riu, i identifikuar si E. A., ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, pasi akuzohet si pjesë e një organizate kriminale që merret me trafikim të lëndëve narkotike. Arrestimi i tij u bë në fshatin Barbullush si pjesë e operacionit të koduar “Operacionalja 49”.

Operacioni u realizua në bashkëpunim me rrjetin ENFAST, në kuadër të përpjekjeve për të kapur personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi E. A. pritet të ekstradohet drejt Italisë, ku do të përballet me akuzat për trafik ndërkombëtar droge.

Shpërndaje lajmin: